Sureja Sheba (سبأ) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




34 Sheba(سبأ), Ajet 7

وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا هَلْ نَدُلُّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍ يُنَبِّئُكُمْ إِذَا مُزِّقْتُمْ كُلَّ مُمَزَّقٍ إِنَّكُمْ لَفِي خَلْقٍ جَدِيدٍ 7 ٧

e, mohuesit thonë: “A doni t’jua tregojmë njeriun i cili ju lajmëron, se, kur të shkapërderdheni plotësisht (në varreza), ju, me siguri do të jeni të krijuar përsëri (të ringjallur)? (7)

Tefsiri

Ata që nuk besojnë thonë: “A doni t’ju tregojmë një njeri, që do t’ju thotë se, pasi

(të keni vdekur e)

të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi

(për jetën e përjetshme)? - Duke treguar se kjo është e pamundur, që nuk mund të besohet, dhe duke u tallur, ata thanë: “A doni t’ju tregojmë një njeri, që do t’ju thotë se, pasi (të keni vdekur e) të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi (për jetën e përjetshme)?” Me këto fjalë, ata tregojnë edhe një arsye pse ju duket e pamundur dhe e pabesueshme. Ata e kishin fjalën për Profetin e Zotit, Muhamedin (a.s). Sipas tyre, ai kishte sjellë një mesazh shumë të çuditshëm dhe të pabesueshëm. Ata ia tregonin këtë njëri-tjetrit në formë çudie dhe talljeje: Si është e mundur që një njeri i logjikshëm të thoshte të tilla fjalë?! Si mund të ringjallemi pasi të jemi tretur e bërë dhé?!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë