Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُمْ مِنْ فَضْلِهِ ۚ إِنَّهُ غَفُورٌ شَكُورٌ
që (Ai) t’jua plotësojë shpërblimin dhe që t’ju shtojë atyre nga dhuntitë e Tij. Me të vërtetë, Ai është falës dhe falenderues. (30)
Sepse Ai
(Allahu)do t’ua japë të plotë shpërblimin e tyre dhe do t’ua shtojë edhe më shumë nga mirësia e Tij. -
Kjo është një tregti që kurrë nuk del me humbje. Ata shpresojnë nga shkëmbimi më i mirë: kënaqësia e Allahut me ata dhe shpërblimet e shumta dhe të panumërta të Tij, nga një anë, dhe shpëtimi nga zemërimi dhe dënimi i Atij që është i Plotpushtetshëm, nga ana tjetër. Kjo tregon se ata i bëjnë veprat e tyre me sinqeritet vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe nuk kanë ndonjë qëllim të ulët. Pastaj Allahu i Madhëruar na tregon se ata do ta arrijnë atë që aq shumë e shpresojnë: "...që Ai t’ua japë të plotë shpërblimin e tyre." Ai ka për t'ua dhënë të plotë dhe të pacenuar shpërblimin për veprat e tyre, në varësi të masës dhe cilësisë që kanë ato vepra. Pastaj: "...do t’ua shtojë edhe më shumë nga mirësia e Tij." Jo vetëm që do t'ua japë të pacenuar shpërblimin, por Allahu i Madhëruar do t'ua shtojë atë edhe më shumë nga bujaria e Tij.Me të vërtetë Ai është Falës i Madh dhe shumë Mirënjohës. -
Allahu i Madhëruar ua mbulon dhe fal të këqijat dhe gabimet dhe i shpërblen për ato vepra të pakta dhe të vogla që bëjnë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë