Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِينَ كَفَرُوا لَهُمْ نَارُ جَهَنَّمَ لَا يُقْضَىٰ عَلَيْهِمْ فَيَمُوتُوا وَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُمْ مِنْ عَذَابِهَا ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِي كُلَّ كَفُورٍ
E, për ata që nuk besojnë është zjarri i skëterrës, ata nuk do të dënohen (me vdekje), dhe nuk do të vdesin, dhe as që do t’u lehtësohet dënimi në të, - ja kështu, Ne do ta dënojmë çdo mohues, - (36)
Ata që mohuan
(Alahun)i pret zjarri i xhehenemit. -
Cilësia e tyre është mohimi i besimit. Ata refuzojnë me inat e kokëfortësi Shpalljet që profetët i sollën prej Zotit ose i shpërfillin ato dhe e quajnë gënjeshtër takimin me Allahun dhe llogarinë para Tij. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë: "Ata që mohuan (Allahun)i pret zjarri i xhehenemit.". Ata do të ndëshkohen me dënimet më të rënda e më të dhimbshme.Atyre as nuk u jepet fund e të vdesin
(të rehatohen), e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë Ne çdo mohues. -
As u jepet fund që të vdesin dhe të asgjësohen, e kështu të përfundojnë vuajtjet e tyre, dhe as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Dhimbjet, vuajtjet dhe dënimet do të jenë të vazhdueshme përgjithmonë. Ky është dënimi i merituar për çdo mohues. I Lartësuari thotë: "Kështu i ndëshkojmë Ne të gjithë mohuesit."Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë