Sureja Fatir (Krijuesi — فاطر) (Ajet 3)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




35 Fatir(فاطر), Ajet 3

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ ۚ هَلْ مِنْ خَالِقٍ غَيْرُ اللَّهِ يَرْزُقُكُمْ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ ۚ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ 3 ٣

O njerëz! Kujtonie dhuntinë e Perëndisë juve. A ka ndonjë krijues, pos Perëndisë, i cili ju furnizon nga qielli dhe Toka? S’ka zot tjetër përveç Tij, e nga po ia mbani ju. (3)

Tefsiri

O njerëz! Kujtoni me mirënjohje të mirat e Allahut për ju! -

Allahu i Lartësuar i urdhëron të gjithë njerëzit që të kujtojnë mirësitë dhe begatitë e shumta që Ai u ka dhuruar. Ky është nje urdhër që përfshin jo vetëm kujtimin dhe përmendjen e mirësive me fjalë, duke e lavdëruar Allahun që ua ka dhuruar, por edhe me zemër dhe trup, duke ndier mirënjohje dhe duke e lavdëruar përmes nënshtrimit dhe të jetuarit sipas urdhëresave të Tij. Kur njeriu kujton mirësitë e Zotit, nxit tek ai mirënjohjen dhe dashurinë për Atë. Në vijim, Allahu përmend disa mirësi që konsiderohen si themelore: krijimin dhe furnizimin me mirësitë e domosdoshme për krijesën. Ai thotë:

A ka ndonjë zot tjetër që ju furnizon ju nga qielli e nga toka? -

Duke qenë se nuk ka asnjë zot tjetër veç Allahut, që i krijon dhe furnizon krijesat nga qielli dhe Toka, atëherë nga kjo del si përfundim se Allahu është Ai që meriton adhurimin e krijesave, dhe nënshtrimin e plotë të tyre ndaj Tij. Për këtë arsye:

Nuk ka zot tjetër

(që e meriton adhurimin)

përveç Tij. Atëherë si po largoheni nga e vërteta? -

Si mund ta lejoni veten të largoheni nga adhurimi i Atij që është Krijuesi dhe Furnizuesi i vetëm, dhe t'i nënshtroni asaj që është krijesë nevojtare, e cila gjithashtu ka nevojë për Zotin?!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë