Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللَّهُ النَّاسَ بِمَا كَسَبُوا مَا تَرَكَ عَلَىٰ ظَهْرِهَا مِنْ دَابَّةٍ وَلَٰكِنْ يُؤَخِّرُهُمْ إِلَىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى ۖ فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِعِبَادِهِ بَصِيرًا
E, sikur Perëndia t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqia) që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e Tokës asgjë (e gjallë), por Ai i shtyen ata deri në afatin e caktuar, dhe kur t’u vie afati i tyre, - Perëndia, me të vërtetë, i sheh mirë robërit e Vet. (45)
Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave
(të këqija)të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. -
Dënimi do të ishte gjithëpërfshirës, që nuk do të linte jashtë as edhe kafshët, të cilat janë jo të përgjegjshme ligjërisht. Por Allahu i Lartësuar është i Mëshirshëm dhe i Butë. Për këtë arsye:Por, Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. -
Ai i afatizon, por kurrë nuk i harron dhe nuk i lë pa marrë në përgjegjësi.Por kur të vijë afati i tyre,
(le ta dinë se)Allahu Shikon gjithçka nga robërit e vet. -
Dituria e Tij për veprat e tyre është e plotë, prandaj do t'i shpërblejë për çdo të mirë dhe të keqe që kanë bërë.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Fatir.I gjithë falënderimi dhe lavdërimet i qofshin Allahut, Zotit të botëve!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë