Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الشَّيْطَانَ لَكُمْ عَدُوٌّ فَاتَّخِذُوهُ عَدُوًّا ۚ إِنَّمَا يَدْعُو حِزْبَهُ لِيَكُونُوا مِنْ أَصْحَابِ السَّعِيرِ
Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj merreni atë për armik! Ai vetëm i thërret ithtarët e vet që të bëhen shokë të zjarrit. (6)
Shejtani është armiku juaji. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! -
Asnjëherë mos e harroni armiqësinë që Ai fsheh në vete kundër jush dhe asnjëherë mos e shpërfillni luftën me të, në çdo çast të jetës suaj. Ai ju sheh ju dhe ju nuk e shihni. Ai gjithmonë është në gatishmëri, që t'ju dëmtojë dhe largojë nga Zoti juaj.Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të zjarrit. -
Ky është qëllimi i tij për ata që e pasojnë. Ai synon t'i poshtërojë ata me dënimin më të ulët, nënçmues dhe të rëndë. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se njerëzit ndahen në dy grupe, në varësi të bindjes ndaj shejtanit dhe pasimit të rrugës së tij, dhe na tregon, gjithashtu, edhe shpërblimin e tyre. Ai thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë