Sureja Ja-Sin (Ya-Sin — يس) (Ajet 23)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




36 Ja-Sin(يس), Ajet 23

أَأَتَّخِذُ مِنْ دُونِهِ آلِهَةً إِنْ يُرِدْنِ الرَّحْمَٰنُ بِضُرٍّ لَا تُغْنِ عَنِّي شَفَاعَتُهُمْ شَيْئًا وَلَا يُنْقِذُونِ 23 ٢٣

Vallë, a marr unë tjetër zot – pos Atij? Nëse Bamirësi i Gjithëmbarshëm dëshiron të më godas me ndonjë të keqe, - ndërmjetësimi i tyre nuk do të më sjell kurrfarë dobie, e as që do të munden të më shpëtojnë ata. (23)

Tefsiri

A të pranoj zota të tjerë përveç Tij? -

Ai në dorën e të Cilit është krijimi, furnizimi e gjykimi i krijesave në dynja dhe në ahiret, pikërisht dhe vetëm Ai meriton të adhurosh, ta përlëvdosh, lavdërosh dhe madhërosh. Ndërsa ata që nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, as kanë mundësi të japin ose të privojnë, as të japin jetën e as vdekje dhe as kanë në dorë ringjalljen, ata nuk meritojnë që t'i adhurosh e t'u nënshtrohesh.

Nëse i Gjithëmëshirshmi do të më sprovonte me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlente asgjë dhe as nuk do të mund të më shpëtonin. -

Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu pa lejen e Tij. Edhe ndërmjetësimi i tyre nuk mund të më sjellë mua asnjë dobi, nëse Allahu dëshiron të më ndëshkojë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë