Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَآيَةٌ لَهُمُ اللَّيْلُ نَسْلَخُ مِنْهُ النَّهَارَ فَإِذَا هُمْ مُظْلِمُونَ
Dhe, argument për ta është nata: Na e menjanojmë (dritën) e ditës dhe atëherë – ata mbetën në errësirë. (37)
Argument për ata është edhe nata, prej së cilës tërheqim ditën dhe ata zhyten në errësirë. -
Ky është një argument dhe një shenjë treguese, që tregon se vullneti dhe dëshira e Tij është ajo që do të shkojë në vend patjetër. Pushteti dhe sundimi i Tij është absolut dhe Ai është Plotfuqishëm që t'i ringjallë krijesat. Kështu, Allahu i Madhëruar e largon atë dritë të fuqishme që mbulon dhe ngroh tokën, duke e zëvendësuar me errësirën e natës. Pastaj, Ai e largon errësirën, që e ka mbuluar tokën, duke e bërë diellin të lindë dhe të ndriçojë. Kështu, krijesat përhapen ditën për të kërkuar rizkun dhe për të vazhduar jetën e tyre. Ata shpërndahen për të kërkuar mirësitë e Allahut.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë