Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَآيَةٌ لَهُمْ أَنَّا حَمَلْنَا ذُرِّيَّتَهُمْ فِي الْفُلْكِ الْمَشْحُونِ
Dhe argument për ta është që pasardhësit e tyre i ngarkuam në anije përplot, (41)
Argument për ta është edhe ajo që Ne i bartëm pasardhësit e tyre
(gjatë përmbytjes)në anijen e ngarkuar
(të Nuhut). - Ky është një fakt shumë i fortë, që tregon se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton që robi ta adhurojë me dashuri dhe duke iu nënshtruar e bindur tërësisht, sepse Ai është i vetmi që ka në dorë mirësitë dhe kujdeset për të. Ai është i vetmi që të ruan nga ligësitë. Ndër mirësitë që Ai përmend është: "Ne i bartëm pasardhësit e tyre (gjatë përmbytjes) në anijen e ngarkuar (të Nuhut)." Shumë nga mufesirët kanë thënë se këtu flitet për prindërit dhe të parët e tyre, edhe pse janë përmendur "pasardhësit", sepse ky Kur'an iu drejtohet popullit të Muhamedit (a.s.), të cilëve Kur'ani iu drejtua fillimisht.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë