Sureja Ja-Sin (Ya-Sin — يس) (Ajet 54)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




36 Ja-Sin(يس), Ajet 54

فَالْيَوْمَ لَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَلَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 54 ٥٤

Ja, sot (në këtë ditë), askujt nuk do t’i bëhet ndonjë padrejtësi, dhe ju do të shpërbleheni vetëm për atë që keni punuar. (54)

Tefsiri

Sot askujt nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi -

Nuk do t'u pakësohet gjë nga të mirat që kanë bërë dhe as do t'u shtohet gjë nga të këqijat që kanë bërë.

dhe ju do të merrni shpërblimin e veprave tuaja. -

Do të shpërbleheni veçse për atë që keni bërë, të mira ose të këqija. Ai që gjen mirësi të falënderojë dhe lavdërojë Allahun e Madhëruar, kurse ai që gjen diçka tjetër, të mos qortojë asnjë, veç vetvetes.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë