Sureja Ja-Sin (Ya-Sin — يس) (Ajet 56)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




36 Ja-Sin(يس), Ajet 56

هُمْ وَأَزْوَاجُهُمْ فِي ظِلَالٍ عَلَى الْأَرَائِكِ مُتَّكِئُونَ 56 ٥٦

ata dhe gratë e tyre janë në hije (fllade), të mbështetur në kolltuqe, (56)

Tefsiri

Ata dhe bashkëshortet e tyre janë nën hije të gjera e të mbështetur në kolltukë. -

Ata do të jenë së bashku me gratë e tyre, hyri symëdha, të cilat kanë mbledhur gjithë bukurinë. Ato janë të bukura në fytyrat dhe trupin e tyre, por edhe në moralin dhe sjelljen e tyre me burrin e tyre. Ashtu së bashku, të lumtur dhe të dashuruar, do të jenë "nën hije të gjera e të mbështetur në kolltukë." Ata do të qëndrojnë të shtrirë dhe mbështetur mbi shtretër të stolisur bukur. Ata do të qëndrojnë të mbështetur, gjë kjo që tregon se do të jenë në rehati dhe kënaqësi të plotë, të patrazuar nga asgjë shqetësuese. Ata do të jenë të përkushtuar dhe të zhytur tërësisht veç në kënaqësi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë