Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
الْيَوْمَ نَخْتِمُ عَلَىٰ أَفْوَاهِهِمْ وَتُكَلِّمُنَا أَيْدِيهِمْ وَتَشْهَدُ أَرْجُلُهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ
Sot, Ne do t’u vulosim gojët e tyre, e do të flasin duart e tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë fituar. (65)
Sot Ne do t'ua vulosim gojët. Por do të na flasin duart e tyre; ndërsa këmbët e tyre do të dëshmojnë për gjithçka që bënë. -
Ata janë bërë memecë dhe nuk do të mundin të flasin asnjë fjalë. Ata nuk do të mund të mohojnë veprat e tyre, mosbesimin e gjynahet që kanë bërë. Diçka tjetër do të ndodhë atë ditë: "...do të na flasin duart e tyre; ndërsa këmbët e tyre do të dëshmojnë për gjithçka që bënë." Do të jenë gjymtyrët e tyre që do të dëshmojnë për gjithçka që kanë bërë. Allahu do t'i bëjë që të flasin dhe të dëshmojnë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë