Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَنْ نُعَمِّرْهُ نُنَكِّسْهُ فِي الْخَلْقِ ۖ أَفَلَا يَعْقِلُونَ
Kujt i japim jetë të gjatë, Na ia ndryshojmë strukturën e tij. E, vallë, a nuk kuptojnë ata? (68)
Nëse dikë e bëjmë të jetojë gjatë, Ne e kthejmë pas
(nga forca)në dobësinë e tij. -
Nëse dikush nga bijtë e Ademit jeton gjatë, Allahu e bën që ai të rikthehet në gjendjen e fillimit, një gjendje kjo e dobët fizikisht e mendërisht.A nuk mendojnë ata për këtë? -
A nuk logjikojnë dhe të kuptojnë se biri i Ademit është i dobët dhe i mangët nga çdo aspekt? Le të shërbejë kjo që njeriu të logjikojë dhe t'i përdorë forcat e tij në bindje ndaj Zotit dhe në dobi të dynjasë dhe ahiretit të tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë