Sureja Ja-Sin (Ya-Sin — يس) (Ajet 76)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




36 Ja-Sin(يس), Ajet 76

فَلَا يَحْزُنْكَ قَوْلُهُمْ ۘ إِنَّا نَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ 76 ٧٦

Dhe, mos të pikëllojnë ty fjalët e tyre! Na, me të vërtetë, i dimë ato që i fshehin ata dhe çka shpallin. (76)

Tefsiri

Atëherë mos u brengos për fjalët e tyre! -

Mos u shqetëso dhe trishto për fjalët e mohuesve të së vërtetës! Sipas kontekstit, këtu është fjala për çdo lloj shpifjeje që ata trillonin kundër Profetit ose kundër Shpalljes që ai solli prej Zotit.

Ne dimë atë, që e mbajnë të fshehtë dhe atë, që e shfaqin haptas. -

Për këtë arsye, do t'i shpërblejmë ata sipas asaj që Ne e dimë mirë. Ndërsa fjalët e tyre nuk kanë për të të dëmtuar aspak ty.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë