Sureja Ja-Sin (Ya-Sin — يس) (Ajet 78)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




36 Ja-Sin(يس), Ajet 78

وَضَرَبَ لَنَا مَثَلًا وَنَسِيَ خَلْقَهُ ۖ قَالَ مَنْ يُحْيِي الْعِظَامَ وَهِيَ رَمِيمٌ 78 ٧٨

dhe ai na sjell shembull, e harron krijimin e vet. Thotë: “Kush do t’i ngjallë eshtrat duke qenë ato të kalbura (shkapërderdhura)?” (78)

Tefsiri

Dhe Ai

(njeriu)

bën krahasime për Ne dhe e harron se si është krijuar. Ai thotë: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur?“ -

Ai na solli një shembull, gjë që askush nuk duhet ta bëjë, sepse është gabim i madh që të gjykosh duke krahasuar fuqinë e Krijuesit me atë të krijesës. Sipas kësaj logjike, ajo që është e pamundur për forcën e krijesës është e pamundur edhe për fuqinë dhe pushtetin e Zotit! Kjo është e gabuar dhe e papranueshme. Ai njeri solli këtë shembull: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur? A ka ndonjë që mund t'i ringjallë? Kjo është një pyetje mohuese, që e mohon këtë mundësi kategorikisht. Domethënë, sipas saj, askush nuk mund t'i risjellë në jetë kockat, pasi janë tretur ose bërë pluhur. Meqenëse kjo është e pamundur për krijesat, atëherë duhet të jetë e pamundur edhe për Allahun. Por këto fjalë tregojnë se njeriu është fare i pavëmendshëm rreth fillesave të krijimit të tij. Nëse do të mendonte për faktin që Zoti e krijoi kur njeriu nuk ekzistonte fare, nuk do të sillte një shembull të tillë. Megjithatë, Allahu i Madhëruar jep për këtë dyshim një përgjigje të plotë e shteruese. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë