Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَسْتَ عَلَيْهِمْ بِمُصَيْطِرٍ
ti nuk je mbi ta imponues (sundues)! (22)
Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues, dhe nuk je kontrollues i tyre. -
Kuptimi: Kujto, qorto, këshillo, përgëzo dhe kërcëno! Ti je dërguar në botë për t’i ftuar krijesat në adhurimin e Allahut si Një i vetëm dhe që t’u kujtosh atyre shpërblimin dhe ndëshkimin e Tij. Ti nuk je kontrollues i tyre, që të mund t’i detyrosh të besojnë, dhe as përgjegjës për veprat e tyre. Nëse kryen detyrën tënde, atëherë ti nuk je përgjegjës për çfarë bëjnë ata. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në suren Kaf: “Ne e dimë shumë mirë se çfarë thonë ata, ndërsa ti nuk mund t’i detyrosh dot. Ti kujto me këtë Kur'an atë që i druhet kërcënimit Tim!” [Kaf 45].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë