Sureja Es-Saffat (Rreshtuesit — الصافات) (Ajet 11)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




37 Es-Saffat(الصافات), Ajet 11

فَاسْتَفْتِهِمْ أَهُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَمْ مَنْ خَلَقْنَا ۚ إِنَّا خَلَقْنَاهُمْ مِنْ طِينٍ لَازِبٍ 11 ١١

Pyeti ata (o Muhammed): a është më i vështirë krijimi ityre apo të gjitha gjërat e tjera që i kemi krijuar? – Ata, i kemi krijuar nga bota (balta) ngjitëse. (11)

Tefsiri

Vetëm pyeti ata

(idhujtarët)! - Domethënë, pyeti ata të cilët e mohojnë ringjalljen pas vdekjes:

A është më i vështirë krijimi i tyre, apo ajo që Ne kemi krijuar? -

Mos, vallë, kthimi i tyre pas vdekjes është më i vështirë apo ajo që Ne kemi krijuar, domethënë këto krijesa madhështore? Sigurisht që ata do të duhet të pohojnë se krijimi i qiejve dhe Tokës është shumë më i madh sesa krijimi i njerëzve. Kështu do t'u duhet që të pohojnë, gjithashtu, edhe vërtetësinë e ringjalljes. Nëse do të mendoni me kujdes, do të pohonit me bindje të plotë se fillimi i krijimit të njeriut të parë nga balta që mban erë është, sipas logjikës njerëzore, më i vështirë sesa rikthimi i tyre në jetë, pasi të kenë vdekur. Për këtë arsye, Ai i udhëzoi që të meditonin për krijimin e parë:

Ata, Ne i kemi krijuar prej baltës ngjitëse. -

Kjo është balta e fortë dhe e thatë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut kur thotë: "Ne e krijuam njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë..." [Hixhr 26].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë