Sureja Es-Saffat (Rreshtuesit — الصافات) (Ajet 149)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




37 Es-Saffat(الصافات), Ajet 149

فَاسْتَفْتِهِمْ أَلِرَبِّكَ الْبَنَاتُ وَلَهُمُ الْبَنُونَ 149 ١٤٩

E pyeti ata (o Muhammed): “Vallë, a për Zotin tënd janë vajzat e për ta djemtë, (149)

Tefsiri

Tani pyeti ata

(o Muhamed)

: “Vallë Zotit tënd i takojnë vajzat, kurse atyre u takojnë djemtë?” -

Pyeti këta idhujtarë, që adhurojnë idhuj ose melekët, duke pretenduar se melekët janë bijat e Allahut! Folu atyre që i bëjnë shirk Zotit dhe e përshkruajnë atë me diçka që nuk i shkon madhështisë së Tij. Vallë, Zotit i takojnë vajzat, kurse atyre djemtë? Ky është një gjykim shumë i keq, së pari, sepse pretendon se Zoti ka fëmijë dhe, së dyti, pretendon se Atij i takon ajo kategori e fëmijëve që konsiderohet më pak e preferuar ndër ju dhe të cilën ju nuk i doni për veten tuaj. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: "Ata shpifin se Allahu ka (si fëmijë) vajzat - i pastër qoftë Ai nga përshkrimet e tyre! - ndërsa për veten e tyre zgjedhin çfarë ua ka ënda (djemtë). Kur ndonjëri prej tyre përgëzohet se i ka lindur vajzë, fytyra i nxihet dhe ai mbushet plot dëshpërim. Fshihet prej njerëzve për shkak të së keqes që i përcjellin. A ta mbajë atë, ashtu i turpëruar, apo ta mbulojë atë (të gjallë) në dhé? Sa i keq është gjykimi i tyre!" [Nahl 57 – 59]. Ata bënë padrejtësi edhe në një aspekt tjetër, kur thanë se melekët janë bija të Zotit. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e nxjerr në pah mashtrimin e tyre, kur thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë