Sureja Es-Saffat (Rreshtuesit — الصافات) (Ajet 158)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




37 Es-Saffat(الصافات), Ajet 158

وَجَعَلُوا بَيْنَهُ وَبَيْنَ الْجِنَّةِ نَسَبًا ۚ وَلَقَدْ عَلِمَتِ الْجِنَّةُ إِنَّهُمْ لَمُحْضَرُونَ 158 ١٥٨

Ata (idhujtarët), kanë bërë farefisni në mes Zotit dhe engjëjve, kurse engjëjt e dinë se ata (që flasin ashtu) do të hidhen në zjarr. (158)

Tefsiri
Ata (idhujtarët)

kanë trilluar edhe lidhje farefisnore mes Tij dhe xhindeve. Por, xhindet e dinë mirë se ata

(idhujtarët)

do të jenë në zjarr. -

Këta idhujtarë shpifin e thonë se melekët janë bijat e Allahut, kurse nënat e tyre janë femrat e xhindëve. Kështu, ata shpifin se mes Allahut dhe xhindëve ekziston një lidhje e tillë. E si mund të jetë kështu, kur xhindët e dinë mirë se do të ringjallen e do të merren në llogari në Ditën e Gjykimit dhe do të dënohen e shpërblehen si gjithë të tjerët?! Ata janë thjesht robër dhe krijesa të dobëta, prandaj si mund të pretendosh se kanë një lidhje të tillë me Allahun?

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë