Sureja Es-Saffat (Rreshtuesit — الصافات) (Ajet 167)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




37 Es-Saffat(الصافات), Ajet 167

وَإِنْ كَانُوا لَيَقُولُونَ 167 ١٦٧

E ata (Kurejshitë), në të vërtetë, thonin: (167)

Tefsiri

Dhe kishte nga ata

(idhujtarët mekas)që thoshin: Sikur të kishim pasur ndonjë libër nga të parët Ne, me siguri do të kishim qenë rob të sinqertë të Allahut". Ata e mohojnë atë

(Kur’anin). - Allahu i Lartësuar na njofton se idhujtarët shtireshin sikur donin që të ishin të udhëzuar, prandaj thoshin: "Po të kishim ndonjë libër nga të parët, do të ishim robër të sinqertë të Allahut. Po të na vinte edhe ne ndonjë shpallje e kujtim nga Zoti, ashtu siç u erdhën popujve të shkuar, ne do të ishim të sinqertë në adhurimin e Allahut si një i vetëm.” Por Allahu i Lartësuar thotë: "Ata e mohojnë atë (Kur’anin)." Domethënë, ata gënjenin, sepse atyre u erdhi Libri më i mirë, por refuzuan ta pasonin. Kështu u kuptua se ata e refuzonin me forcë dhe urrejtje të vërtetën, madje e luftonin atë. Por:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë