Sureja Es-Saffat (Rreshtuesit — الصافات) (Ajet 16)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




37 Es-Saffat(الصافات), Ajet 16

أَإِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَامًا أَإِنَّا لَمَبْعُوثُونَ 16 ١٦

(Ata thonë): “Vallë kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e dhé, a thua njëmend do të ngjallemi (16)

Tefsiri

“Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur dhe eshtra, ne do të ringjallemi? Vallë, edhe etërit tanë të hershëm

(do të ringjallen)?” - Çuditë e tyre nuk kanë të mbaruar. Ata krahasojnë pushtetin e Zotit, të Tokës dhe të qiejve me pushtetin e njeriut, që është i dobët dhe i mangët nga të gjitha këndvështrimet. Duke treguar se e shohin ringjalljen si diçka të largët dhe të pamundur, thonë me mendjemadhësi: "Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur dhe eshtra, ne do të ringjallemi? Vallë, edhe etërit tanë të hershëm?" Ky është fundi i diturisë së tyre. Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t'u japë atyre një përgjigje, që përmban në vete edhe kërcënim, edhe paralajmërim. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë