Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَا لَكُمْ لَا تَنَاصَرُونَ
“Çka keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin (idhujtë dhe adhuruesit e tyre)?” (25)
Ç'është me ju që nuk po e ndihmoni njëri-tjetrin? -
Çfarë ka ndodhur sot? Përse nuk i dilni në krah njëri-tjetrit sot? Në jetën e dynjasë, ju pretendonit se idhujt tuaj do të largonin prej jush dënimin dhe do t'ju mbronin e shpëtonin në çdo rast nevoje. Madje, ju pretendonit se ata do të ndërmjetësonin për ju tek Allahu. Ata nuk i përgjigjen dot kësaj fjale, sepse të gjithë i ka mbuluar poshtërimi dhe të gjithë i janë dorëzuar dënimit të Allahut. Të gjithë janë pushtuar nga frika, të përulur e të dëshpëruar. E si mund të flasin e t'i përgjigjen kësaj pyetjeje? Për këtë arsye, Allahu thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë