Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّا زَيَّنَّا السَّمَاءَ الدُّنْيَا بِزِينَةٍ الْكَوَاكِبِ
Me të vërtetë, Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve, (6)
Vërtet, Ne e kemi stolisur qiellin më të ulët
(të Dunjasë)me bukurinë e yjeve. -
Allahu i Madhëruar përmend dy dobi të yjeve. Së pari, ato shërbejnë si zbukuruese të qiellit. Mendoje si do të ishte një qiell i zi, bosh nga këto yje aq të bukura. Ai do të ishte i errët dhe i frikshëm. Por Allahu i vendosi yjet, që të ndriçohet qielli dhe të duket me pamje madhështore, por edhe që të shërbejë si udhërrëfyes për udhëtarët e natës, në det dhe në tokë, që ata të arrijnë mirësitë dhe begatitë e Tij. Së dyti, Allahu i Madhëruar i bëri ata si rojtarë dhe gjuajtës të shejtanëve të rebeluar dhe të mallkuar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë