Sureja Es-Saffat (Rreshtuesit — الصافات) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




37 Es-Saffat(الصافات), Ajet 7

وَحِفْظًا مِنْ كُلِّ شَيْطَانٍ مَارِدٍ 7 ٧

dhe e mbrojmë nga çdo djall kryeneç, (7)

Tefsiri

Dhe e bëmë të ruajtur prej çdo shejtani të rebeluar. Ata nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë

(melekët më të zgjedhur)

dhe qëllohen

(me shkëndija të zjarrta)

nga të gjitha anët. -

Këta të rebeluar synojnë që të marrin ndonjë lajm nga lajmet e qiellit duke dëgjuar banorët e qiellit, pra, melekët. Por kur ata dëgjojnë ndonjë gjë, qëllohen me ndonjë shkëndijë të zjarrtë e shpuese, ashtu siç thotë i Lartësuari: "nga të gjitha anët", për t'i larguar ata dhe për t'i penguar nga kjo vjedhje informacioni prej melekëve të lartë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë