Sureja Esh-Sharh (Lehtësimi — الشرح) (Ajet 1)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




94 Esh-Sharh(الشرح), Ajet 1

أَلَمْ نَشْرَحْ لَكَ صَدْرَكَ 1 ١

Vallë, a nuk ta kemi zgjëruar krahërorin (zemrën tënde), (1)

Tefsiri
Duke përmendur mirësitë më të cilat e begatoi dhe dalloi Profetin e Tij, Allahu i Lartësuar thotë:

A nuk ta zgjeruam gjoksin tënd? -

Zgjerimi i gjoksit nënkupton:

1 Bërjen e Profetit të denjë dhe të aftë për të pranuar dispozitat e fesë dhe për të ftuar njerëzit në rrugën e Allahut, në Islam.

2 Zbukurimin e shpirtit të tij me moralin më të lartë dhe me cilësitë më të vyera.

3 Aftësimin për devotshmëri, për të fituar ahiretin nëpërmjet adhurimeve të mrekullueshme.

4 Lehtësimin e çdo të mire dhe aftësimin e shpirtit të Profetit për t’i pranuar dhe kultivuar ato, ndryshe nga ç’ndodh me gjokset e ngushtuara dhe të rënduara, të cilët kurrsesi nuk nënshtrohen për të vërtetën dhe të mirën. Ata gjithmonë janë të shtrënguar ndaj mirësisë që u ofrohet.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë