Sureja Sad (ص) (Ajet 20)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




38 Sad(ص), Ajet 20

وَشَدَدْنَا مُلْكَهُ وَآتَيْنَاهُ الْحِكْمَةَ وَفَصْلَ الْخِطَابِ 20 ٢٠

Dhe, Ne, ia kemi forcuar pushtetin e tij dhe i kemi dhënë mençuri dhe dijeni për të gjykuar. (20)

Tefsiri

Ne e forcuam sundimin e tij dhe i dhamë urtësinë dhe drejtësi në gjykim. -

E fuqizuam atë me mjete, ushtri dhe mbështetës. Kështu e fuqizoi Zoti mbretërimin e tij. Pasi na tregoi për mirësinë e diturisë që i dhuroi, Ai thotë: "… i dhamë urtësinë dhe drejtësi në gjykim." Urtësia që është përmendur këtu është profetësia dhe dituria e madhe. Ndërsa në lidhje me "drejtësinë në gjykim", këtu bëhet fjalë për gjykimin me urtësi e drejtësi mes njerëzve dhe zgjidhja me mençuri e mosmarrëveshjeve të tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë