Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ لَقَدْ ظَلَمَكَ بِسُؤَالِ نَعْجَتِكَ إِلَىٰ نِعَاجِهِ ۖ وَإِنَّ كَثِيرًا مِنَ الْخُلَطَاءِ لَيَبْغِي بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَقَلِيلٌ مَا هُمْ ۗ وَظَنَّ دَاوُودُ أَنَّمَا فَتَنَّاهُ فَاسْتَغْفَرَ رَبَّهُ وَخَرَّ رَاكِعًا وَأَنَابَ ۩
(Daudi) tha: “Me të vërtetë, ai të ka bërë padrejtësi që të ka kërkur delen tënde, që ta bashkojë me delet e veta”. Dhe, me të vërtetë, shumë bashkëpronarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, pos atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, por ata janë pak”. Daudi e kuptoi, se Na, me të vërtetë – e kemi sprovuar atë, prandaj ka kërkuar falje nga Zoti i vet dhe u përul, duke rënë për dhé dhe duke u penduar. (24)
Daudi tha: “Ai është treguar i padrejtë me ty duke të kërkuar delen tënde
(të vetme)ta bashkojë me tufën e deleve të veta. Është e vërtetë, shumë prej ortakëve i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit. Por nuk veprojnë kështu ata që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira. Por, sa të pakët janë ata!”. -Kështu bëjnë zakonisht ortakët në çështje të ndryshme: "Shumë ortakë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit ...", sepse padrejtësia është pjesë e shpirtrave të njerëzve. Por pastaj tha: "Por nuk veprojnë kështu ata që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira.". Sepse ata kanë iman të sinqertë në shpirt, që i bën të kryejnë punë të mira dhe që i largon nga padrejtësia. Megjithatë, Allahu i Lartësuar thotë "Por, sa të pakët janë ata!”. Ata që janë të drejtë dhe bëjnë punë të mira, sipas besimit të drejtë, janë të pakët, sikurse thotë në ajet tjetër: "Pak nga robërit e Mi janë mirënjohës." [Sebe'e 13].Dhe Daudi e kuptoi se Ne e vumë në prove atë. Prandaj i kërkoi falje Zotit të vet, u përkul
(ra në sexhde)dhe u kthye
(tek Allahu i penduar). - Daudi mendoi se Zoti e sprovoi kur e ngarkoi që të gjykonte ata të dy, që ai të mësonte dhe të ishte i kujdesshëm në gjykim. Për këtë arsye, ai i kërkoi falje Zotit të vet, për atë gjykim. Pastaj, “u përul dhe u kthye”, pra, ra në sexhde dhe iu kthye Zotit të tij me pendim dhe adhurime të shumta.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë