Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا وَإِبْرَاهِيمَ وَجَعَلْنَا فِي ذُرِّيَّتِهِمَا النُّبُوَّةَ وَالْكِتَابَ ۖ فَمِنْهُمْ مُهْتَدٍ ۖ وَكَثِيرٌ مِنْهُمْ فَاسِقُونَ
Me të vërtetë, e kemi dërguar Nuhun dhe Ibrahimin dhe disa trashëgimtarë të tyre, që iu kemi shpallur profetninë dhe iu kemi dërguar Librin. Disa prej tyre kanë qenë në rrugë të drejtë, kurse shumica prej tyre kanë qenë ngatërrestarë. (26)
Ne i zgjodhëm Nuhun dhe Ibrahimin si të dërguar dhe mes pasardhësve të tyre vendosëm profetësinë dhe Librin. -
Profetët e parë dhe të fundit, të gjithë kanë qenë prej pasardhësve të Nuhut (a.s.) dhe Ibrahimit (a.s.). Të gjithë librat iu shpallën profetëve pasardhës të këtyre dy profetëvë të mëdhenj.Prej tyre pati të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, por shumë prej tyre kanë qenë të shfrenuar. -
Prej popujve ku u dërguan këta profetë, pati të udhëzuar, të cilët e pranuan ftesën e profetëve të tyre dhe u nënshtruan për të punuar sipas urdhrave e porosive që ata dhanë. Megjithatë, shumica e tyre ishin njerëz të prishur, sikurse thotë i Madhëruari: “Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti.” [Jusuf 103].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë