Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَغَفَرْنَا لَهُ ذَٰلِكَ ۖ وَإِنَّ لَهُ عِنْدَنَا لَزُلْفَىٰ وَحُسْنَ مَآبٍ
Pastaj, Ne këtë ia falëm atij, e ati te Na, ka një pozitë të veçantë dhe një kthim të mirë (në jetën tjetër). (25)
Ne ia falëm atë
(gabim). - Zoti ia fali atë që bëri dhe e nderoi me shumë të mira. Ai thotë:Dhe ai është tek Ne nga më të afruarit dhe ka një fund
(e shpërblim)të mirë. -
Ka një gradë të lartë dhe afërsi tek Ne. Gjithashtu, ai do të ketë një përfundim të mirë, një vend të mirë, kur të kthehet tek Ne. Për sa i përket gabimit që bëri Daudi (a.s) Allahu i Madhëruar nuk na i ka treguar, sepse është e panevojshme. Kësisoj, çdo përpjekje për të gjetur çfarë gabimi ishte, është e tepruar dhe e pavend. Dobia nga kjo histori është ajo që Allahu i Madhëruar na tregoi, siç ishte mirësia që i dhuroi i Daudit (a.s) kur i mundësoi që të pendohej dhe që ia pranoi pendimin dhe kërkimin e faljes. Ai ia ngriti pozitën Daudit, saqë pas pendimit, ai u bë më i mirë dhe më i nderuar sesa para gabimit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë