Sureja Sad (ص) (Ajet 26)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




38 Sad(ص), Ajet 26

يَا دَاوُودُ إِنَّا جَعَلْنَاكَ خَلِيفَةً فِي الْأَرْضِ فَاحْكُمْ بَيْنَ النَّاسِ بِالْحَقِّ وَلَا تَتَّبِعِ الْهَوَىٰ فَيُضِلَّكَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ ۚ إِنَّ الَّذِينَ يَضِلُّونَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ لَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌ بِمَا نَسُوا يَوْمَ الْحِسَابِ 26 ٢٦

O Daud, Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me të drejtë dhe, mos shko pas pasionit tënd, se (ai pasioni) të largon nga rruga e Perëndisë! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Perëndisë, ka dënim të ashpër, ngase e kanë harruar Ditën e llogarisë. (26)

Tefsiri

O Daud! Ne të kemi bërë sundimtar në tokë. -

Që të gjykosh me drejtësi çështjet fetare dhe çështjet e zakonshme të dynjasë.

Prandaj, gjyko me drejtësi mes njerëzve -

Gjyko mes tyre me drejtësi dhe barazi. Kjo është e mundur veçse nëpërmjet diturisë së domosdoshme fetare, diturisë rreth realitetit dhe duke pasur fuqi për ta nxjerrë në pah të vërtetën dhe për ta vënë në vend atë.

dhe mos u shko pas dëshirave

(të padrejta)

e kështu të devijosh prej rrugës së Allahut! -

Kurrë mos e paso epshin, që ai të të bëjë që të anosh padrejtësisht nga i afërmi, miku apo i dashuri, ose të ndikohesh nga urrejtja për tjetrin, sepse kështu do të devijosh prej rrugës së Allahut, që është rruga e drejtë.

Ata që largohen nga rruga e Allahut i pret një dënim i rëndë, për shkak se harrojnë Ditën e Llogarisë. -

Ky është shkaku që njerëzit bien në gjynah dhe i largohen të drejtës, sepse nëse do ta kujtonin vazhdimisht Ditën e llogarisë, frika do t'ua mbushte zemrën dhe kurrë nuk do të anonin nga dëshirat devijuese.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë