Sureja Sad (ص) (Ajet 35)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




38 Sad(ص), Ajet 35

قَالَ رَبِّ اغْفِرْ لِي وَهَبْ لِي مُلْكًا لَا يَنْبَغِي لِأَحَدٍ مِنْ بَعْدِي ۖ إِنَّكَ أَنْتَ الْوَهَّابُ 35 ٣٥

dhe tha: “O Zoti im, të më falësh dhe më dhuro një pushtet çfarë nuk do ta ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je dhurues i madh!” (35)

Tefsiri
Tha: “O Zoti im! Më fal dhe më dhuro një sundim që të mos e ketë askush tjetër pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi më i madh. Ne ia nënshtruam erën që të frynte lehtë me urdhër të tij nga të dëshironte ai. Ne ia nënshtruam edhe shejtanët - të gjitha llojet e ndërtuesve dhe të zhytësve. Edhe të tjerë

(shejtanë)

, të lidhur në pranga. -

Allahu iu përgjigj dhe e fali atë duke ia kthyer mbretërimin, madje i dha një pushtet që askujt para dhe pas tij nuk ia pati dhënë. Allahu ia nënshtroi edhe shejtanët, të cilët bënin punë të vështira, ndërtonin çfarë ai dëshironte, zhyteshin në thellësi të detit dhe nxirrnin për Sulejmanin diamante, smeralde dhe rubinë. Çdonjërin që nuk i bindej, Sulejmani e lidhte me zinxhirë dhe e burgoste. Me gjithë këtë mirësi që i dhuroi, tha:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë