Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
هَٰذَا عَطَاؤُنَا فَامْنُنْ أَوْ أَمْسِكْ بِغَيْرِ حِسَابٍ
Kjo është dhurata Jonë, prandaj ti dhuroja (o Sulejman) kujt të duash ose mos ua jep; pa kurrfarë llogarie për këtë!” (39)
Këto janë të mirat Tona
(për ty). Dhe ti jep
(prej pasurisë)ose mos jep
(prej saj)se për këtë nuk do të kesh asnjë përgjegjësi. -
Kënaqu me këto mirësi dhe jepi kujt të dëshirosh ose privo kë të dëshirosh, "… se për këtë nuk do të kesh asnjë përgjegjësi" Pra, nuk ke asnjë detyrim e ngarkesë. Gjithçka është në dëshirën tënde. Kështu e nderoi Zoti Sulejmanin, sepse Ai e njihte mirë drejtësinë e Sulejmanit dhe gjykimin e tij të urtë. Askush të mos mendojë se kjo mirësi iu dha Sulejmanit që të kënaqej vetëm në këtë botë. Madje, në ahiret atij do t’i jepen shumë më tepër mirësi. Për këtë arsye, Zoti thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë