Sureja Sad (ص) (Ajet 44)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




38 Sad(ص), Ajet 44

وَخُذْ بِيَدِكَ ضِغْثًا فَاضْرِبْ بِهِ وَلَا تَحْنَثْ ۗ إِنَّا وَجَدْنَاهُ صَابِرًا ۚ نِعْمَ الْعَبْدُ ۖ إِنَّهُ أَوَّابٌ 44 ٤٤

dhe merr me dorën tënde një tubë thuprash e rreh me to dhe mos e shkel betimin tënd!” Ne, e kemi ditur atë të durueshëm, (ai) është rob i mrekullueshëm. Ai, me të vërtetë, i është drejtuar (shumë) Zotit! (44)

Tefsiri

Dhe merre me dorën tënde një tufë thuprash dhe bjeri lehtë me to

(gruas tënde)

dhe mos e thyej betimin tënd! -

Merr një grumbull thuprash dhe godite me to atë (gruan), që të mos e thyesh betimin. Mufesirët tregojnë dhe thonë se gjatë kohës së sëmundjes, Ejubi u zemërua me të shoqen për diçka dhe u betua se, kur ta shëronte Allahu, do ta godiste me 100 kamzhikë. Kur Allahu e shëroi, ai duhej që të përmbushte këtë betim. Por gruaja e tij ishte bamirëse dhe besimtare e mirë, prandaj Allahu e mëshiroi atë dhe i dha këtë zgjidhje të thjeshtë, që edhe betimi të mos prishej, por edhe gruaja të mos dëmtohej. Ai e mësoi që të merrte një tufë me 100 thupra të holla dhe ta godiste vetëm një herë, duke e përmbushur kështu betimin e tij.

Vërtet, Ne e gjetëm atë durimtar. -

Edhe kur kaloi këtë sprovë të madhe, ai bëri durim të madh, për hir të Allahut. Për këtë arsye, Allahu thotë për atë:

Sa rob i mirë ishte ai! -

Ai i plotësoi gradat e adhurimit dhe tregoi se e donte Allahun dhe ishte i kënaqur me Të qoftë kur ishte në mirësi, qoftë në fatkeqësi, qoftë kur ishte i shëndetshëm, me fuqi e pasuri të madhe, qoftë kur ishte i varfër dhe i dobët.

Ai ishte i kthyer

(me përunjësi)

te Zoti. -

Ejubi kthehej shumë tek Zoti i tij qoftë për çështjet e dynjasë, qoftë në çështjet fetare. Ai e përmendte shumë Allahun me lutje dhe i tregoi se e donte shumë atë, me durimin, sjelljen dhe adhurimet e shumta që bënte.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë