Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يُسَبِّحُ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ الْمَلِكِ الْقُدُّوسِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ
Çka ka në qiej dhe çka ka në Tokë e falenderojnë Perëndinë, Sunduesin absolut, të pastër (prej të gjitha të metave), të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm. (1)
Çdo gjë në qiej dhe në Tokë e madhëron me
(tesbih)përlëvdim Allahun, Sunduesin, të Pastrin nga çdo e metë, Ngadhënjimtarin, të Urtin! -
Allahut i bën tesbih, domethënë, e madhëron, e adhuron dhe i nënshtrohet gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Vetëm Allahut i është nënshtruar gjithçka, sepse Ai është i plotë dhe absolut në pushtetin, sundimin dhe mbretërimin e Tij. Allahut i përket pushteti i botës së sipërme dhe asaj të poshtme. Të gjithë janë rob të Allahut, nën pushtetin dhe përkujdesin e Tij. Ai është El Kudus - i Pastër nga çdo mangësi. Allahu është El Aziz - Krenari, Ngadhënjimtari dhe Mposhtësi i gjithçkaje. Ai është El Hakim - i Urti, në çdo gjë që ka krijuar dhe në çdo ligj që ka vendosur. Pa dyshim, këto janë cilësi madhështore, që të ftojnë në adhurimin e Allahut të Lartësuar si Një, të Vetëm e të Pashoq.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë