Sureja Sad (ص) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




38 Sad(ص), Ajet 5

أَجَعَلَ الْآلِهَةَ إِلَٰهًا وَاحِدًا ۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيْءٌ عُجَابٌ 5 ٥

A don ai që prej tërë perëndive të bëjë një perëndi? Me të vërtetë, kjo është një gjë e çudtishme!” (5)

Tefsiri

A po i zëvendëson zotat me një Zot të vetëm?! -

Si është e mundur të na ndalojë nga idhujt e ndërmjetësuesit tanë tek Allahu? Si na urdhëron që t’i përkushtohemi me sinqeritet veçse adhurimit të Allahut?!

Kjo është vërtet shumë e çuditshme. -

Sipas tyre, besimi dhe feja që ai propozon është diçka e çuditshme, që kurrsesi nuk mund të jetë e saktë dhe e drejtë. Të mjerët, jo vetëm që refuzuan ta pasonin ftesën e Profetit, por ata më të pushtetshmit dhe paria, të cilëve u dëgjohej fjala ndër popull, filluan punën me njerëzit e thjeshtë, që t'i pengonin nga ftesa e Profetit. Allahu i Madhëruar thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë