Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا مَسَّهُ الْخَيْرُ مَنُوعًا
e kur t’i bie e mira – bëhet koprrac (nuk jep – refuzon), (21)
Ndërsa, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac. –
Domethënë, ai nuk shpenzon nga ato që i ka dhuruar Allahu dhe nuk e falënderon Allahun për mirësitë e Tij. Kështu, kur e kap e keqja, nuk duron, ndërsa kur i vjen e mira, nuk falënderon dhe nuk e shpërndan mirësinë e tij tek të tjerët. Por nuk janë të tillë disa njerëzi të tjerë, të cilët kanë disa cilësi të vyera. Kur i vjen e mira, ata falënderojnë Allahun dhe shpenzojnë për hir të Tij, ndërsa kur i godet e keqja, ata bëjnë durim dhe llogarisin shpërblimin e Allahut të Lartësuar. Më pas, Allahu i Madhëruar na sjell cilësitë e këtyre të zgjedhurve:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë