Sureja Ez-Zumer (Grupet — الزمر) (Ajet 15)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




39 Ez-Zumer(الزمر), Ajet 15

فَاعْبُدُوا مَا شِئْتُمْ مِنْ دُونِهِ ۗ قُلْ إِنَّ الْخَاسِرِينَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنْفُسَهُمْ وَأَهْلِيهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ أَلَا ذَٰلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ 15 ١٥

e ju adhuroni, përveç Perëndisë, kë të doni!” Thuaj: “Me të vërtetë, do të jenë në humbje ata që kanë humbur veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kijametit. Ka, kjo është humbje e madhe!” (15)

Tefsiri

“Kurse ju, adhuroni çfarë të doni përveç Tij!” -

Ju veproni si të doni dhe adhuroni çfarë të doni, se të dështuarit dhe të humburit e vërtetë janë pikërisht ata që humbin veten dhe familjet e tyre në Ditën e Kijametit. Ata e humbin vetveten, sepse e privojnë atë nga shpërblimi i Zotit dhe, me veprat e tyre, meritojnë ndëshkimin e përjetshëm e dëshpërues. Ata do të humbin edhe familjet e tyre, sepse atë ditë do të ndahen nga njëri tjetri dhe dhimbja e tyre do të jetë e papërshkrueshme.

Thuaj: “Të humbur në Ditën e Kijametit janë ata që e humbën veten dhe familjen e tyre. Dhe kjo është ajo humbja

(e vërtetë dhe)

e qartë.” -

Nuk ka ndonjë humbje që mund të krahasohet me të, sepse ajo është e vazhdueshme dhe e përjetshme, që kurrë nuk pritet të përfundojë apo të shpresohet ndonjë e mirë pas saj. Nuk ka as përmirësim dhe as shpëtim. Në vijim, Allahu i Madhëruar e shtjellon këtë ndëshkim, duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë