Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَلَيْسَ اللَّهُ بِكَافٍ عَبْدَهُ ۖ وَيُخَوِّفُونَكَ بِالَّذِينَ مِنْ دُونِهِ ۚ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ
A nuk i mjafton Zoti robit të Vet? E ata të frikojnë ty me zotëra, pos Tij (Perëndisë). Kë e shpie Perëndia në humbje për të ska kurrfarë udhëzuesi. (36)
A nuk i mjafton Allahu
(si Mbrojtës)robit të vet? -
Allahu është Bujar e Bamirës i Madh dhe kujdeset shumë për robin e Vet, që përpiqet t'i përmbushë adhurimet ndaj Tij, duke plotësuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave. Ai është mëse i mjaftueshëm në mbështetje të robit të Vet. Në mënyrë të veçantë, kujdesi dhe ndihma i është premtuar më të plotit në adhurimet që i përkushtoi Allahut, dhe ai është Muhamedi (a.s). Kështu, Allahu ka për t'i mjaftuar Muhamedit në çështjet e dynjasë, të fesë dhe të besimit të tij. Ai ka për ta ruajtur Profetin e Tij nga çdo e keqe që i kanoset.Dhe ata të frikësojnë ty me zota të tjerë
(që i adhurojnë)përveç Tij. -
Ata të frikësojnë nëpërmjet idhujve dhe putave, se do të godasin me ndonjë të keqe. Por kjo nuk është gjë tjetër veçse tregues i humbjes dhe devijimit të tyre.Për ata që Allahu i lë të humbur nuk mund të ketë asnjë që t'i udhëzojë. -
Ata i ka lënë Zoti në humbje, prandaj nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë