Sureja Ez-Zumer (Grupet — الزمر) (Ajet 37)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




39 Ez-Zumer(الزمر), Ajet 37

وَمَنْ يَهْدِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ مُضِلٍّ ۗ أَلَيْسَ اللَّهُ بِعَزِيزٍ ذِي انْتِقَامٍ 37 ٣٧

E kë e udhëzon Perëndia, (atë) s’ka kush e shpie në humbje. A nuk është i fuqishëm Perëndia që dënon (mëkatarët). (37)

Tefsiri

Dhe ata që Allahu i udhëzon, askush nuk mund t'i çojë në humbje. -

Allahu është Ai në dorën e të Cilit është i gjithë udhëzimi dhe humbja. Ajo që Ai dëshiroi që të jetë, është, dhe ajo që Ai nuk dëshiroi që të jetë, nuk është.

A nuk është Allahu Ngadhënjimtari që ndëshkon me drejtësi? -

Atij i takon fuqia, pushteti dhe krenaria e plotë. Ai është Ngadhënjimtari, që me krenarinë dhe fuqinë e Tij të plotë ka nënshtruar çdo gjë. Me fuqinë dhe krenarinë e Tij, Ai largon çdo të keqe nga robërit e Tij. Allahu është ndëshkues i atyre që nuk i binden dhe refuzojnë t'i nënshtrohen, prandaj le të ruhen nga çdo gjë që sjell zemërimin dhe ndëshkimin e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë