Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّا أَنْزَلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ لِلنَّاسِ بِالْحَقِّ ۖ فَمَنِ اهْتَدَىٰ فَلِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا ۖ وَمَا أَنْتَ عَلَيْهِمْ بِوَكِيلٍ
Ne, ta kemi zbritur ty Librin (Kur’anin), për dobi të njerëzve, me të vërtetën; e kush shkon në rrugë të drejtë, ai e ka për dobi të vet, e kush e humbë këtë rrugë, ai humb në dëm të vet, e ti (o Muhammed), nuk je përgjegjës për punët e tyre. (41)
Ne ta shpallëm ty librin me të vërtetën për
(të udhëzuar)njerëzimin. -
Allahu i Lartësuar na njofton se ia shpalli Librin Profetit të Tij, dhe ky Libër përmban të vërtetën në lajmet që përcjell, në urdhëresat e ndalesat. Ai është lënda bazë e udhëzimit dhe ushqimi i vetëm i mjaftueshëm për këdo që dëshiron të arrijë kënaqësinë e Zotit dhe të shijojë lumturinë në vendin e nderimit dhe shpërblimit të përjetshëm. Ai është argumenti i pakundërshtueshëm për krijesat, pas të cilit askush nuk do të ketë më justifikim para Zotit, nëse nuk beson dhe nuk nënshtrohet.Atëherë, kush drejtohet për në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete. -
Ai që ndriçohet nga drita e këtij libri dhe nënshtrohet të adhurojë Zotin përmes urdhëresave dhe rrugës së treguar në këtë libër, dobia e gjithë kësaj ka për t'iu kthyer tek vetvetja.E kush largohet nga ajo, i bën dëm vetëm vetes. -
Ai i cili zhytet në humbje e mosbesim, edhe pasi i është bërë e qartë e vërteta dhe udha e Zotit, i bën dëm vetëm vetes dhe nuk ka për të dëmtuar aspak Allahun.Dhe ti nuk je kujdestari i tyre. -
Ti nuk je përgjegjës për të ruajtur punët e tyre apo t'i marrësh në llogari për kryerjen ose jo të tyre. Madje, ti as nuk mundesh që t'i detyrosh ata për gjë. Ti je veçse një kumtues i qartë, që u përcjell atyre atë për të cilën je urdhëruar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë