Sureja Ez-Zumer (Grupet — الزمر) (Ajet 43)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




39 Ez-Zumer(الزمر), Ajet 43

أَمِ اتَّخَذُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ شُفَعَاءَ ۚ قُلْ أَوَلَوْ كَانُوا لَا يَمْلِكُونَ شَيْئًا وَلَا يَعْقِلُونَ 43 ٤٣

A marrin ata, përveç Perëndisë, ndërmjetësues tjetër? Thuaj: “Vallë, a (i merrni ata ndërmjetësues) edhe pse nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk kuptojnë?!” (43)

Tefsiri
Allahu i Lartësuar qorton dhe paralajmëron ata të cilët marrin ndërmjetësues për tek Ai dhe u përkushtohen, u luten, i adhurojnë dhe e lidhin zemrën me to. Thuaju atyre, duke ua bërë të qartë injorancën ku ndodhen dhe faktin se ata nuk meritojnë asgjë prej adhurimeve.

Mos vallë kanë gjetur ndonjë ndërmjetësues për

(t'i afruar)

tek Allahu? Thuaj: “Edhe pse ata nuk kanë asgjë në dorë e as nuk kuptojnë?!”. -

Ata të cilët i merrni për ndërmjetësues nuk zotërojnë asnjë thërrmijë pushteti në qiej dhe në tokë. Madje, ata nuk kanë as logjikë, që të kuptojnë ato që u thuhen. Atëherë, për çfarë mund të lëvdohen këto sende të ngurta, pemë, figura, e të vdekur?! A mund të thuhet se ai që shpreson ndërmjetësimin e tyre ka logjikë?! Sigurisht, këta janë njerëzit më injorantë dhe më të padrejtë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë