Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَوْ تَقُولَ حِينَ تَرَى الْعَذَابَ لَوْ أَنَّ لِي كَرَّةً فَأَكُونَ مِنَ الْمُحْسِنِينَ
Ose të thotë, kur ta sheh dënimin: “Sikur të ishte e mundshme për t’u kthyer edhe një herë (në këtë botë), e të bëhem prej të mirëve!” (58)
Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë
(në dynja)unë me siguri do të isha prej vepërmirëve.” -
Kur ta shikojnë dënimin dhe të binden tërësisht se nuk do të mund të shpëtojnë, atëherë secili prej tyre do të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë (në dynja) unë me siguri do të isha prej vepërmirëve.” Por Allahu i Madhëruar tregon se këto kërkesa janë të papranueshme dhe kurrë nuk kanë për t'u vlejtur. Madje, ato janë të pavërteta dhe jo të sinqerta, sepse edhe nëse do të kthehej sërish në dynja, ai njeri nuk do të ndryshonte. Pas qartësimit të parë, Allahu i Madhëruar thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë