Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ
Me të vërtetë, të është shpallur ty edhe atyre (pejgamberëve) që kanë qenë para teje: “Nëse i përshkruan Perëndisë shok, me siguri do të të humbin punët tuaja dhe do të jesh ndër ata që janë shkatërruar”. (65)
Ty, dhe atyre
(që u dërguan)para teje, të është shpallur se: “Nëse do t'i bëje shok Allahut, veprat e tua do të asgjësoheshin dhe ti do të ishe prej të humburve.” -
Shirku i asgjëson të gjitha punët. Ai shkatërron gjendjen e njeriut, dhe ky mesazh u është dhënë të gjithë profetëve të Zotit. Në suren En'am, pasi përmend një numër profetësh, Allahu i Madhëruar thotë: "Ky është udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon kë të dojë nga robërit e Tij. Nëse do të bënin idhujtari, atëherë do të asgjësohej çdo vepër e tyre." [En'am 88]. Dhe nëse të asgjësohen të gjitha veprat, atëherë "do të jesh prej të humburve." Pra, nga ata që shkatërrojnë fenë dhe ahiretin e tyre. Me shirk shkatërrohen punët dhe bëhet i meritueshëm ndëshkimi i përjetshëm dhe zemërimi i Zotit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë