Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قِيلَ ادْخُلُوا أَبْوَابَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۖ فَبِئْسَ مَثْوَى الْمُتَكَبِّرِينَ
(Atyre) u thuhet: “Hyni në portat e ferrit, ku do të qëndroni gjithmonë në të! Sa vend i shëmtuar që është ai për mendjemëdhenjtë! (72)
Atyre do t’u thuhet: “Hyni në dyert e Xhehenemit!” -
Këto fjalë u thuhen për t'i poshtëruar më shumë dhe për ta përjetuar nënçmimin. Çdo grup do të hyjë në Xhehenem nga ajo portë që i shkon për shtat, sipas veprave të tyre.“Aty do të jeni përgjithmonë!” -
Nuk kanë për t'u larguar ndonjëherë nga ai vend dhe as do t'u lehtësohet ndonjë çast dënimi.“Eh, sa vend i keq është ai për kryeneçët!” -
Sa i keq është vendi i tyre! Kështu do të shpërblehen, sepse janë treguar kryeneçë e arrogantë ndaj së vërtetës. Allahu i shpërblen sipas punës së tyre, duke i poshtëruar, nënçmuar dhe turpëruar para njerëzve. Më pas, Allahu i Madhëruar na tregon për banorët e Xhenetit dhe pritjen e tyre. Ai thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë