Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 107)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 107

وَلَا تُجَادِلْ عَنِ الَّذِينَ يَخْتَانُونَ أَنْفُسَهُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ مَنْ كَانَ خَوَّانًا أَثِيمًا 107 ١٠٧

Dhe mos i mbroj ata që e tradhëtojnë vetveten (me mëkate)! Se, Perëndia, nuk i don tradhëtarët – mëkatarët. (107)

Tefsiri

Mos polemizo në emër të atyre që tradhtojnë vetveten! -

Fjala: “jaħtânûne” vjen nga “el ħijânetu”, e cila ka kuptimin: krim, tradhti, padrejtësi, gjynah etj. Pra, Allahu i Lartësuar na ndalon të mbështesim ata që i bëjnë padrejtësi vetes dhe të tjerëve me gjynahet dhe pabesitë e tyre. Më kryesorët janë ata që bëjnë gjynahe për të cilat Sheriati ka vendosur masa ndëshkimore. Është e palejueshme që një besimtar të dalë në mbrojtje të këtyre lloj njerëzve, për t’i shpëtuar ata prej ndëshkimit të përcaktuar në Sheriat. E si mund të dalësh në mbrojtje të dikujt që Zoti nuk e do?!

Allahu nuk i do ata që janë tradhtarë e gjynahqarë. -

Allahu i Lartësuar nuk i do ata që bëjnë padrejtësi, gjynahe e tradhti. Nëse Ai thotë se nuk i do, kjo nënkupton se i urren ata. Kështu kuptojmë shkakun dhe urtësinë e ndalesës së mësipërme. Pra, ne nuk duhet të ndihmojmë ata që bëjnë tradhti dhe padrejtësi, sepse Allahu i urren ata. Më poshtë, Allahu i Lartësuar përshkruan gjendjen e këtyre të pabesëve dhe të padrejtëve, kur thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë