Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الَّذِينَ يُبَايِعُونَكَ إِنَّمَا يُبَايِعُونَ اللَّهَ يَدُ اللَّهِ فَوْقَ أَيْدِيهِمْ ۚ فَمَنْ نَكَثَ فَإِنَّمَا يَنْكُثُ عَلَىٰ نَفْسِهِ ۖ وَمَنْ أَوْفَىٰ بِمَا عَاهَدَ عَلَيْهُ اللَّهَ فَسَيُؤْتِيهِ أَجْرًا عَظِيمًا
Ata që të janë betuar ty në besim (pë të ndjekë rrugën tënde) – në të vërtetë, janë betuar në besim të Perëndisë – Dora (dhuntia) e Perëndisë është mbi duart e tyre! Ai që e prishë betimin, e prishë në dëm të vetin, e nëse e plotëson betimin ndaj Perëndisë, Ai do t’i jep atij shpërblim të madh. (10)
Ata që të japin besën ty, në të vërtetë i japin besën Allahut. -
Kuptimi: Ata të cilët lidhin besë me ty, o i Dërguar, në të vërtetë lidhin besë me Allahun e Madhëruar! Për ta përforcuar edhe më shumë rëndësinë e kësaj besëlidhjeje në zemrat e besimtarëve, Allahu i Madhëruar tha:Dora e Allahut është mbi duart e tyre. -
Kjo është një besë e lidhur dorë më dorë me vetë Allahun. Kjo është thënë për të theksuar rëndësinë e madhe të kësaj besëlidhje dhe për t’i nxitur besimtarët që t’i përmbaheshin asaj me çdo kusht. Madje, për t’ia shtuar peshën edhe më shumë, Allahu i Madhëruar thotë:Kush e shkel besën, e shkel vetëm në dëm të vetes,... -
Ai që nuk e çon në vend besën që i ka dhënë Allahut, ka dëmtuar vetveten, sepse ndëshkimin e Tij nuk mund ta pengojë asgjë. Ndërsa për ata që do t’i përmbaheshin besës me përpikmëri, Allahu i Madhëruar thotë:...ndërsa kush e mban besën që i ka dhënë Allahut, Ai
(Allahu)ka për t'i dhënë shpërblim të madh. -
Askush nuk e di dhe nuk mund ta përshkruajë madhësinë e këtij shpërblimi, përveç Allahut, që e dhuroi, duke ua mundësuar besimtarëve që ta arrijnë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë