Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 112)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 112

وَمَنْ يَكْسِبْ خَطِيئَةً أَوْ إِثْمًا ثُمَّ يَرْمِ بِهِ بَرِيئًا فَقَدِ احْتَمَلَ بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُبِينًا 112 ١١٢

Kush bën ndonjë mëkat me hapir (pa qëllim) ose me qëllim, pastaj ia mvesh të pafajshmit, atëherë ai ka ngarkuar në vete një shpiftje dhe sheshazi ka bërë mëkat. (112)

Tefsiri
Kush bën një gabim ose gjynah, e pastaj ia hedh atë një të pafajshmi, në të vërtetë, është ngarkuar me fajin e shpifjes dhe me një gjynah të qartë. -

Kushdo që bën një gabim të madh apo të vogël, dhe pastaj akuzon për këtë faj dikë tjetër, që është i pafajshëm, ai është ngarkuar me fajin e shpifjes e me gjynah të qartë. Ai e ka ngarkuar veten me gjynahun e shpifjes kundër një të pafajshmi dhe ka bërë një vepër të rëndë për të merituar ndëshkimin. Kjo tregon se një vepër e tillë konsiderohet si një nga gjynahet e mëdha dhe shkatërruese. Ajo përmban në vetvete disa të këqija, si: kryerja e gjynahut, akuzimi i një të pafajshmi, mashtrimi, pretendimi i pafajësisë në mënyrë të padrejtë dhe ndëshkimi i padrejtë i një të pafajshmi. Përveç kësaj, është edhe cënim i figurës së të pafajshmit në shoqëri. Këto janë padrejtësi të shëmtuara, që sjellin probleme të mëdha në shoqëri. E lusim Allahun të na ruajë nga çdo e keqe! Më pas, Allahu i Lartësuar tregon mirësinë e madhe me të cilën Ai e dalloi Profetin e Tij, duke e ruajtur nga çdo devijim e padrejtësi të provokuar nga zullumqarët. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë