Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ مُحِيطًا
Të Perëndisë janë të gjitha çka gjenden në qiej dhe në Tokë dhe Perëndia i përfshin të gjitha (me dijeninë dhe pushtetin e Tij). (126)
Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Allahu përfshin gjithçka. -
Ajeti flet për gjithëpërfshirjen e pushtetit dhe dijes së Allahut të Lartësuar. Gjithçka është pronë e Allahut dhe të gjithë janë krijesa të Tij. Allahu përkujdeset për pronën e Tij dhe administron çështjet e tyre. Dija e Tij është absolute dhe përfshin çdo njohuri. Shikimi i Tij është absolut dhe Ai përfshin gjithçka me shikimin e Tij. Dëgjimi i Tij është absolut dhe Ai përfshin gjithçka me dëgjimin e Tij. Dëshira, pushteti dhe mbretërimi i Tij ekzekutohen mbi çdo gjë që ekziston. Mëshira e Tij përfshin banorët e tokës dhe të qiejve. Përballë krenarisë dhe madhështisë së Tij janë nënshtruar të gjitha krijesat.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë