Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۚ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ وَكِيلًا
Të Perëndisë janë të gjitha çka gjenden në qiej dhe në Tokë. Perëndia është i mjaftueshëm për udhëheqjen e të gjithave. (132)
Të Allahut janë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Mjafton që Allahu është Mbrojtësi
(e Kujdestari)juaj! -
Këtu i Lartësuari flet për përfshirjen në pushtetin e Tij të gjithçkaje në qiell dhe në tokë dhe për faktin se Ai është Mbrojtësi e Kujdestari, që kujdeset për çdo çështje, me dijen dhe urtësinë e Tij absolute. Kujdestari i një çështjeje duhet të jetë i ditur për atë çështje dhe të ketë fuqinë e pushtetin për ta përmbushur atë në formën e duhur dhe me urtësi. Çdo mangësi në dije, pushtet dhe urtësi është dobësi e kujdestarit, ndërsa Allahu është i pastër nga çdo mangësi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë