Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنْ يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ أَيُّهَا النَّاسُ وَيَأْتِ بِآخَرِينَ ۚ وَكَانَ اللَّهُ عَلَىٰ ذَٰلِكَ قَدِيرًا
E, nëse don (Ai), ju shporr juve or njerëz, e i bie (një palë) të tjerë. Perëndia ka fuqi për këtë. (133)
Nëse Ai dëshiron, ju zhduk ju, o njerëz, e sjell të tjerë. Ai është Fuqiplotë ta bëjë këtë. -
Kuptimi: Allahu është i Pasuri, që nuk ka nevojë për ju. Ai është i Lavdëruari. Ai është i Plotpushtetshmi, që, nëse dëshiron t’ju zhdukë dhe të sjellë të tjerë, askush nuk mund ta kundërshtojë vendimin e Tij. Nëse Ai dëshiron, ju zhduk ju dhe sjell njerëz të tjerë, që të jenë të bindur dhe më të mirë se ju. Ky është një kërcënim i hapur për njerëzit që vazhdojnë të enden në kufër, duke i kthyer shpinën Zotit të tyre. Asgjë nuk e ndalon Zotin që t’i ndëshkojë ata, nëse vazhdojnë të mos i binden dhe ta mohojnë, por Ai i afatizon ata; i afatizon, por nuk i harron.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë